SHBA-ja ka thënë se është duke e konsideruar largimin nga organi i OKB-së për të Drejta të Njeriut, duke e nënvizuar atë që e quan qëndrimin të anshëm ndaj Izraelit.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, ka thënë se SHBA-ja është duke e vlerësuar me kujdes rolin e saj në Këshillin për të Drejtat e Njeriut, transmeton Express.
Ajo ka thënë se është e vështirë të pranohet fakti se pesë rezoluta janë aprovuara kundër Izraelit, aleatit të SHBA-së, por asnjë nuk është konsideruar kundër Venezuelës.
Haley pritet që t’i drejtohet këshillit sot pasdite.
Në një opinion të shkruar për Washington Post të premten e kaluar, Haley kishte thënë se këshilli duhet ta ndalë praktiken e vet të gabueshme për ta veçuar Izraelit për kritika.
Ajo ishte ankuar po ashtu se nuk ishte bërë mjaft nga ky këshill për ta kritikuar Iranin dhe Venezuelën.