Dorëhiqet ambasadorja e ShBA-së në OKB, Nikki Haley

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Nikki Haley, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, ka dhënë dorëheqjen.

Sipas raportimeve të fundit të medieve të huaja, dorëheqja ka qenë shumë e papritur për administratën e presidentit Donald Trump.

BBC shkruan se mëngjesin e kësaj të marte Trump ka pritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë ambasadoren Haley. Po ashtu mësohet se pas takimit, presidenti i SHBA-së ka pranuar dorëheqjen e Nikki Haleyt.

Haley u konfirmua në krye të këtij posti si e dërguar në OKB në janar të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme