Ministria e Financave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi sanksione të reja ndaj individëve në Bosnje dhe Hercegovinë.
Të premten, Departamenti i Thesarit sanksionoi Igor dhe Gorica Dodikun, për shkak të lidhjes me babanë e tyre, po ashtu i vendosur në Listë të Zezë para disa muajsh.
Siç thuhet nga Departamenti i Thesarit, sanksionet u vendosën ndaj tyre për shkak të lidhjes së tyre me “udhëheqësin nacionalist pro-rus të serbëve të Bosnjës”.
Përveç këtyre të dyve si individë, sanksione u vendosën edhe ndaj kompanive të tyre.
SHBA vendosi sanksione kundër Dodikut më 5 janar të vitit 2022, si dhe më 17 korrik 2017, për pengimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.
Dodik është gjithashtu në sanksionet nga Britania e Madhe.