Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një ligj që përfshirë një masë e cila e ndalon shitjen e produkteve të duhanit për këdo nën moshën 21 vjeçare.
Rritja e kufizimit të moshës për blerjet e duhanit është një nga dispozitat, jashtë masave të shpenzimeve, që do t’i bashkëngjitet marrëveshjes më të gjerë të shpenzimeve për 1.4 trilion dollarë.
Trump shkroi në Twitter se në kuadër të marrëveshjes së shpenzimeve “rritet mosha e ligjshme për pirjen e duhanit në 21 vjeç” të cilën e cilësoi si diçka madhore.
Rritja e moshës ligjore për të blerë produkte të duhanit në Shtetet e Bashkuara nga 18 në 21 shënon një arritje të madhe shëndetësore publike për Shtëpinë e Bardhë.
Paraprakisht ka pasur disa shtete që kanë miratuar legjislacione individuale për të rritur moshën e blerjes së duhanit në 21 vjeç.