SHBA-ja mohon se trupat e saj po tërhiqen nga Iraku

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Mbrojtjes së Shtetit të SHBA-së, Mark Esper, ka mohuar se trupat amerikane janë duke u tërhequr nga Iraku.

ka qenë një letër e një gjenerali amerikan që ka lënë të kuptohet se kjo tërheqje është duke ndodhur, shkruan BBC.

Aty thuhej se “SHBA do të bënte ripozicionim të forcave në ditët dhe javët në vijim”.

Kanë qenë deputetët irakianë që kanë kërkuar nga forcat amerikane që të largohen nga vendi i tyre.

Megjithatë Esper ka thënë se “nuk ka kurrfarë vendimi për largimin e tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme