Administrata Trump thotë se do të nisë mbledhjen e informacionit të gjithë historikut në mediat sociale për këdo që kërkon të marrë një vizë amerikane, shkruan BBC.
Propozimi, i cili vjen nga departamenti amerikan i shtetit, mund të kërkojë që, shumica e aplikantëve për vizë amerikane, të japin detaje për llogaritë e tyre në Facebook dhe Twitter.
Kjo mund të kërkojë zbulimin e identitetit të përdorur në 5 viet e fundit.
Rreth 14.7 milion njerëz në vit mund të preken nga ky propozim.
Informacioni i mbledhur mund të përdoret për të verifikuar dhe shqyrtuar ata aplikantë që kërkojnë viza emigrimi dhe të tjerë që kërkojnë viza turistike apo pune.
Aplikantët do të pyeten gjithashtu për numrat e tyre të telefonit në 5 vitet e fundit, adresat e e-mailit dhe histoitë e udhëtimeve. Gjithashtu, ata do të pyeten nëse janë deportuar ndonjëherë nga ndonjë shtet, apo nëse ndonjë prej të afërmve të tij ka lidhje me aktivitet terrorist.
Propozimi nuk do të ndikoj tek shtetasit të cilët gëzojnë garantimin e vizave nga SHBA-të, siç janë: Anglia, Kanadaja dhe Gjermania. Gjithsesi, shtetas nga vende si India, Kina dhe Meksika mund të përfshihen nëse vizitojnë Amerikën për punë apo pushime.
Sipas rregullave të vendosura Majin e kaluar, zyrtarët deklaruan se do u kërkohet aplikantëve për viza informacioni i rrjeteve sociale, vetëm në rastet kur zyrtarët e ndjejnë se një informacion i tillë duhet pa tjetër për të verifikuar identitetin, apo për siguri më të madhe kombëtare.
Propozimi i masave shtrënguese vjen pas premtimit të presidentit Trump për një “vetting ekstrem” për të huajt që hyjnë në SHBA, pasi ai ka thënë se “do të luftojë terrorizmin”.