ShBA-ja ndalon importin e mishit të lopës nga Brazili

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 11:15 | Nga

Departamenti i Agrikulturës së ShBA-së ka njoftuar për pezullimin e menjëhershëm që i kanë bërë produkteve të mishit të lopës nga Amerika e Jugut.

Ky veprim është ndërmarr të enjten pas inspektorët zbuluan shqetësimet rreth shëndetit publik, kushteve josanitare dhe shëndetit të kafshëve, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Agjencia ka thënë se ky pezullim mbetet në fuqi derisa Brazili “do të ndërmarr veprime konkrete”.

Brazili është furnizuesi i pestë më i madh i mishit të lopës në ShBA, duke u renditur pas Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re dhe Meksikës. Deri tash për këtë vit në ShBA janë dërguar afro 23 milionë kilogramë të mishit të lopës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme