ShBA-ja paralajmëron se “terroristët” vazhdojnë të planifikojnë sulme në Sri Lankë

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur të hënën, në një udhëzues të rishikuar udhëtimi, se “grupet terroriste” vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në Sri Lankë, vetëm një ditë pasi 290 persona u vranë dhe rreth 500 të tjerë u lënduar të dielën në shpërthimet e shumëfishta nëpër Kisha dhe hotele luksoze të vendit.

“Terroristët mund të sulmojnë prapë me pak apo fare pa paralajmërim”, thuhet në udhëzimin e rishikuar të Departamentit, i cili është rifreskuar gjatë të hënës, ka raportuar “Reuters”.

Sipas dokumentit amerikan, është më se e mundur që caqet e ardhshme të jenë lokacionet turistike, pikat e transportimit, qendrat tregtare, hotelet, lokacionet fetare, aeroportet dhe zonat e tjera publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme