Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga një traktat i rëndësishëm me Rusinë për armët bërthamore.
Këtë e ka konfirmuar për mediat e huaja Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ndërsa ka thënë se Rusia ka shkelur marrëveshjen e njohur si traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, njofton Klan Kosova.
Marrëveshja ndalonte raketat me rreze të mesme të nisura në terren, me një distancë prej 500 deri në 5,500 km (310-3,400 milje).
SHBA nuk do të lejonin që Rusia të “dalë dhe të bëjë armë [ndërsa] nuk na lejohet”, tha Trump.
“Nuk e di pse ish- presidenti Barak Obama nuk negocioi ose tërhiqej. Ata e kanë shkelur atë për shumë vite”, tha presidenti pas një tubimi të fushatës në Nevada.
Në vitin 2014, Presidenti Obama akuzoi Rusinë për shkelje të IN-së gjoja pasi ai testonte një raketë lundrimi të nisur nga toka. Ai thuhet se vendosi të mos tërhiqet nga traktati nën presionin e udhëheqësve europianë, të cilët thanë se një veprim i tillë mund të rifillonte një garë armësh.
Një burim i Ministrisë së Jashtme ruse tha se vendimi i SHBA-ve ishte e motivuar nga një “ëndërr e një bote unipolare” ku ajo është e vetmja superfuqi globale, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, njofton Klan Kosova.
Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme u nënshkrua në vitin 1987 nga udhëheqësi i atëhershëm sovjetik Mikhail S. Gorbaçov dhe ish-presidenti amerikan Ronald Reagan për të ndaluar prodhimin, vendosjen dhe testimin e raketave balistike ose raketave kruiz të lëshuara nga toka me rreze midis 300 dhe 3 400 milje.