ShBA-ja regjistroi 86 mijë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

ShBA-ja raportoi mbi 86 mijë raste të reja nga coronavirusi si dhe 1,268 viktima të dielën, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 27 milionë derisa numri i viktimave në 463 mijë.

Deri më tani të paktën 59 milionë doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 41 milionë vaksina janë administruar, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Numri i rasteve ditore nga coronavirusi në SHBA si duket ka filluar të bie, bazuar në faqen Worldometer, e cila i monitoron të dhënat për sa i përket pandemisë.

Shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë në vend ishte më 8 janar, ku u regjistruan mbi 308 mijë të prekur brenda një dite

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme