ShBA-ja shënon mbi një mijë viktima të Coronavirusit për një ditë

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 1,056 të vdekur nga sëmundja Covid-19.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin më të prekur në botë shkoi në mbi 142 mijë, shkruan “CNN”.

Përpos viktimave,u shënuan edhe 62,752 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 3.9 milionë.

Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi i parë në botë për më së shumti persona të vdekur dhe të infektuar me Coronavirus. Pas tyre vjen Brazili, ku situata gjithashtu është mjaft shqetësuese.

Të ngjashme