ShBA-ja thotë se princi saudit miratoi vrasjen e Khashoggit

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Një raport i Inteligjencës së SHBA-së ka gjetur se Princi saudit i Kurorës Prince Mohammed bin Salman ka miratuar vrasjen e gazetarit në ekzil, Jamal Khashoggi, në vitin 2018.

Raporti i lëshuar nga administrata e Biden thotë se princi miratoi një plan “për të kapur ose vrarë” Khashoggin.

SHBA vendosi sanksioni ndaj dhjetëra sauditëve, por jo ndaj vetë princit.

Arabia Saudite e kundërshtoi këtë raport, duke e quajtur si “negativ, të rremë dhe të papranueshëm”, shkruan BBC.

Princi i Kurorës Mohammed, i cili efektivisht është sunduesi i Mbretërisë, ka mohuar se ka pasë ndonjë rol në vrasje.

Khashoggi u vra ndërsa po vizitonte konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë dhe trupi i tij u copëtua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme