Pesë autoblinda dhe 2 kamionçina Pick-Up të ushtrisë amerikane kanë patrulluar në një itinerar rreth 40 km të gjatë ndërmjet qytezës Kahtaniye (Qahtaniyah) dhe Rumeylan (Rimelan) 6 km larg nga kufirit tokësor Turqi-Siri.
Kështu ushtria amerikane i ka rinisur edhe patrullimet në provincën verilindore të Sirisë, Haseki (Al-Hasakah), patrullime të cilat i kishte ndërprerë për shkak të operacionit të ushtrisë turke «Burimi i Paqes».
Qyteza Kahtaniye (Qahtaniyah), e cila ndodhet në lindje në provincës Kamishli (Qamishli), është e njohur për rezervat e saj të naftës.
Kurse Rumeylan (Rimelan), një zonë tjetër e pasur me naftë, ndodhet 15-20 km larg nga kufiri i Irakut.
Në Rumeylan ShBA-ja ka një bazë ajrore dhe më shumë se 100 ushtarë të dislokuar.
Javën e kaluar administrata amerikane deklaroi se do të forconte prezencën e saj ushtarake në zonat e pasura me rezerva nafte në Siri dhe pas kësaj deklarate ajo kishte përforcuar fortifikimet e saj ushtarake përreth provincës Deir-uz-Zor në lindje tëvendit.