Këshilltari për sigurinë kombëtare amerikane, John Bolton garantoi sot se SHBA-ja nuk do të tolerojë asnjë ndërhyrje ruse gjatë zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor, pasi Uashingtoni është gati të marrë masat e nevojshme.
Bolton u shpreh para mediave në përfundim të një takimi prej pesë orësh në Gjenevë me sekretarin e përgjithshëm rus të Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patruçev, shkruan ATSH.
“Thashë qartësisht se nuk do të tolerojmë asnjë ndërhyrje në vitin 2018 dhe se jemi gati të marrim masat e nevojshme për të penguar që kjo të mos nodh”, deklaroi Bolton, gjatë një konference për shtyp.