ShBA-ja zyrtarisht tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 22:02 | Nga

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se është tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.
Ai ka thënë se Marrëveshja e Parisit, që është nënshkruar nga 190 shtete, është e keqe për Amerikën. Trump ka thënë se SHBA do të nisë negociatat për një marrëveshje krejtësisht të re.

Kjo marrëveshje është arritur në fund të vitit 2015 në kryeqytetin francez nën drejtimin e OKB-së. Ajo marrëveshje synon të limitojë rritjen e temperaturave duke reduktuar prodhimin e gazrave me efekt serrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme