SHBA ndalon firmat e “teknologjisë së avancuar” të ndërtojnë fabrika në Kinë për 10 vjet

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Kompanitë amerikane të teknologjisë që marrin fonde federale do t’u ndalohet ndërtimi i objekteve të “teknologjisë së avancuar” në Kinë për 10 vjet, tha administrata Biden, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për një plan prej 50 miliardë dollarësh (43 miliardë £) që synon ndërtimin e industrisë lokale të gjysmëpërçuesve.

“Ata nuk lejohen t’i përdorin këto para për të investuar në Kinë, ata nuk mund të zhvillojnë teknologji të avancuara në Kinë. … për një periudhë dhjetë vjeçare”, sipas Sekretares së Tregtisë së SHBA-së, Gina Raimondo.

Në gusht, presidenti i SHBA Joe Biden kishte nënshkruar një ligj që angazhonte 280 miliardë dollarë (232 miliardë £) për prodhimin e teknologjisë së lartë dhe kërkimin shkencor, mes frikës se SHBA po humbet avantazhin e saj teknologjik ndaj Kinës.

Investimet përfshijnë ulje tatimore për kompanitë që ndërtojnë fabrika të prodhimit të çipave kompjuterikë në SHBA.

Shtetet e Bashkuara aktualisht prodhojnë afërsisht 10% të furnizimit global të gjysmëpërçuesve, të cilët janë çelësi për gjithçka, nga makinat tek telefonat celularë, nga gati 40% në 1990.

Ambasada kineze në Uashington e kishte kundërshtuar projektligjin e gjysmëpërçuesve, duke e quajtur atë të kujton një “mentalitet të Luftës së Ftohtë”.

Disa prodhues amerikanë të çipave po përjetojnë tashmë ndikimin e goditjes së Uashingtonit në shitjen e teknologjisë amerikane në Kinë.

Të ngjashme