SHBA, ndihma për Ukrainën në rrezik

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

enati pritet të mbajë një votim të mërkurën për të parë nëse ka mbështetje të mjaftueshme për të miratuar kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për 60 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Por, republikanët në Senat këmbëngulin në miratimin e fondeve për sigurinë kufitare në këmbim të mbështetjes së tyre mbi ndihmën për Ukrainën.

Ndihmat e reja për Ukrainën janë në rrezik ndërsa republikanët po akuzojnë demokratët për shpërfillje të propozimeve për sigurinë kufitare në këmbim të votave mbi ndihmat për Kievin.

“Kemi një parti politike, e cila duket se është e gatshme të rrezikojë mbështetjen për Ukrainën dhe Izraelin sepse ata duan të kenë një kufi plotësisht të hapur”, thotë senatori republikan Kevin Cramer.

Demokratët thonë se kërkesa e Shtëpisë së Bardhë prej 106 miliardë dollarësh për sigurinë kombëtare, e cila përfshin përparësitë e demokratëve për fonde mbi sigurinë e kufirit, duhet të merret në shqyrtim në tërësi.

Të ngjashme