“ShBA ndihmoi kthimin e qytetarëve nga Siria, askush nuk do të amnistohet për krimet që ka bërë”

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i kosovarëve që kanë qenë në zonat e luftës në Siri janë kthyer mbrëmë në Kosovë. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dhënë detaje lidhur me rikthimin e mbrëmshëm të kosovarëve nga Siria, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kthimi i 110 qytetarëve nga këto zona u mundësua në bashkëpunim me ShBA-në dhe pa ndihëm e tyre kthimi i tyre nuk do të ishte i mundshëm. Tahiri ka thënë se ndihmë në kthimin e shtetave kosovarë kanë dhënë edhe shtetet e tjera.

“Sot në orët e para të mëngjesit është zhvilluar operacion i shtetit të Kosovës në bashkëpunim më ShBA-në ka kthyer një grup të kosovarëve nga Siria. Jemi duke marrë veprime që t’i kthejmë edhe të tjerët që qëndrojnë në vatrat e luftës . Vendimi për kthimin e tyre është marrë në bashkëpunim të plotë me akterët e tjerë.  Kemi marrë masa që të zbatojmë ligjin dhe çdo gjë do të vendoset në bazë të ligjin. Jemi të vendosur në luftimin e terrorizimit dhe ekstremizmit”, tha Tahiri.

Ai tha se askush, qoftë burrë apo grua nuk do të amnistohet nëse ka kryer krime në këto zona të konfliktit.

“Nga krimet nuk do të amnistohen askush, çdo njeri që ka kryer krime në ato zona, qoftë burrë apo grua do të marrë dënimin e merituar”, tha ai.

“…Operacioni ka filluar që nga tetori i vitit të kaluar në bashkëpunim me disa institucione. Qëllimi ynë është që të sigrojmë që qytetarët tanë të mos marrin pjesë në konfliktet e huaja por edhe që të kthehen në vendin tonë”.

Ai tha se të kthyerit kanë kaluar një periudhë të rënë traumatike dhe do të rehabilitohen dhe të integrohen në shoqëri.

“…Kemi të bëjmë me gra dhe fëmijë që kanë qenë viktima të personave duke u lënë pasoja , ata meritojnë një vend të qetë. Këta kanë kaluar një periudhë të rëndë traumatike dhe ne do të marrim masa që këta qytetarë të integrohen dhe të rehabilitohen. U jemi mirënjohës ShBA-së që u mundësua kthimi i këtyre qytetarëve. Të gjithë ata persona që janë të dyshuar si luftëtarë në këto zona do të trajtohen konform ligjit”, tha ai.

Të ngjashme