SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacione që mund të ndihmojnë arrestimin e këtij personi

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ofron shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që çon në arrestimin dhe apo dënimin e rusit, Dmitry Khoroshev, i cili është drejtues i  një sistemi të quajtur “ransomware” me emrin “LockBit” me bazë në Rusi.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Gjithashtu Thesari amerikan ka marrë vendim që të njëjtin ta sanksionoj për zhvillimin dhe shpërndarjen e një sistemi të tillë softuerik keqdashës.

Të ngjashme