ShBA paralajmëron për tensione të shtuara në Irak

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad lëshoi një alarm të sigurisë për qytetarët amerikanë, duke i paralajmëruar për “tensione të shtuara” në Irak dhe kundër udhëtimit në këtë vend.

Paralajmërimi vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Iranit fqinj dhe Shteteve të Bashkuara.

Ambasada amerikane nuk dha detaje për natyrën e kërcënimeve.

Javën e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, realizoi një vizitë të papritur në Bagdad.

Vizita u bë pasi Uashingtoni dërgoi një aeroplanmbajtëse dhe një forcë bombarduese në Lindje të Mesme, gjë të cilën zyrtarët amerikanë e përshkruan si përgjigje ndaj kërcënimeve të Iranit.

“Në rast se Irani vendos t’iu kundërvihet interesave amerikanë – qofshin ata në Irak, Afganistan, Jemen apo kudo në Lindjen e Mesme, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në mënyrën e duhur”, tha Pompeo në një intervistë për televizionin CNBC.

“Qëllimi ynë nuk është lufta”, shtoi ai.

Të ngjashme