SHBA përkrah realizimin e objektivave të Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 15:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie i cili ishte i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së zëvendës ambasadorit njёherit udhëheqësi i misionit tё USAID, James Hope.

Në këtë takim Hoxha falënderoi Ambasadorin Delawie për ndihmën, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë Ministrisë dhe institucioneve të sigurisë dhe ligjit, njёherit e siguroi Delawie për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në veçanti në sundimin e rendit dhe ligjit.

Ministrja Hoxha shfaqi përkushtimin për promovimin e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies si parime kyçe të qeverisjes së mirë.

“Përkrahja për gjykatat dhe gjykatësit, mbështetja institucionale, siguria dhe mbrojtja e qytetarëve, reformat në kodin penal dhe procedurën penale, si dhe mos ndikimi i politikës në gjyqësor do të jenë prioritetet kyçe” tha Hoxha.

Në kuadër të kësaj, Ambasadori Delawie uroi ministren Hoxha për pozitën e re dhe shfaqi përkrahjen e pa rezervë për realizimin e këtyre objektivave dhe përballimin e sfidave. Mbështetja dhe bashkëpunimi me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë çelësi kyç në bashkërendimin e punëve.

delawie delawie2  delawie1

Të ngjashme