ShBA po shqyrton “të gjitha alternativat” për Korenë e Veriut

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 12:40 | Nga

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump mban në tryezë të gjitha alternativat në çështjen e Koresë së Veriut dhe se mund të marrë vendime të shpejta për hapat që duhet të ndërmarrë tha se “Nuk mendoj se do të shikoni që presidenti të vendosë vija të kuqe (në çështjen e Koresë së Veriut)”.

Zëdhënësi Spicer në konferencën ditore për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ka bërë disa vlerësime kryesisht në lidhje me zhvillimet për Korenë e Veriut.

Pasi ka bërë të ditur edhe njëherë se SHBA-ja po ndjek nga afër hapat e hedhura nga Koreja e Veriut dhe se Trump ka mbi tryezë të gjitha alternativat, ai ka deklaruar se mund të zbatohet me shpejtësi çdo vendim i marrë në çdo moment dhe se nuk janë të detyruar që të njoftojnë këtë që më parë.

Spicer ka theksuar se shembujt e Sirisë me Korenë e Veriut janë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ndër të tjera ai ka rikujtuar se ka kaluar frytshëm takimi javën e kaluar në Florida mes Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping duke shtuar se kanë besimin që Pekini do të përdorë ndikimin politik dhe ekonomik mbi Phenianin. Do të jetë një hap i vlefshëm në zgjidhjen e kësaj çështjeje angazhimi i Kinës në çështjen e Koresë së Veriut ka theksuar Spicer duke u shprehur “Do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Kinën në këtë çështje”.

Ndërsa Trump i cili ka dalë përpara mediave në festimet e pashkëve në ambientin e Shtëpisë së Bardhë, ndaj pyetjes së gazetarëve në lidhje me Korenë e Veriut kishte dhënë përgjigjen “Duhet të vijë në linjë”.

Vlerësimi i Spicer për referendumin në Turqi

Ndaj për një pyetje në lidhje me referendumin në Turqi, zëdhënësi Spicer ka bërë komentin: “Një komision ndërkombëtar po bën vlerësimin dhe brenda 10-12 ditësh do të përgatisë një raport. Do të presim këtë, t’i lëmë që ata tani po kryejnë këtë punë”.

Pasi ka theksuar se në Turqi është mbajtur një votim dhe njerëzit kanë votuar duke marrë pjesë në referendum, Spicer theksoi se para çdo komenti më parë duhet të përfundojnë punimet e komisionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme