Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 46 mijë e 436 raste të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit raportohet me një mijë e 356 raste të reja të vdekjeve që lidhen me COVID-19, sipas Johns Hopkins University, transmeton Klan Kosova.
SHBA tash ka të infektuar në total pesë milionë e 528 mijë e 824 persona me 173 mijë e 177 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Të dhënat përfshijnë rastet nga 50 shtete, Distriktin e Kolumbisë dhe territore tjera amerikane