SHBA-të i kanë dalur në përkrahje Kosovës në diskutimin që u mbajt sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Përfaqësuesi i SHBA-ve, Jonathan Cohen, rikujtoi edhe njëherë se Amerika përkrah fuqishëm transformimin e FSK-së në Ushtri, ku edhe bëri thirrje që të eliminohet retorika e ashpër në lidhje me këtë çështje, raporton lajmi.net.
“Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, u tha nga përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB.
Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë.
Në fjalimin e tij, ai inkurajoi po ashtu që të gjitha vendet të përkrahin edhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.