Ben Affleck ka një zemër të madhe. Aktori di si të trajtojë punonjësit e tij.
45-vjeçari pasi mbaroi xhirimet e filmit të ardhshëm “Triple Frontier” dërgoi të gjithë kastin me pushime në Luau Hawaii.
Ishin të paktën 500 njerëz të pranishëm në festë por pa dyshim askush nuk ishte më i rëndësishëm për Affleck se sa e dashura e tij Lindsay Shookus.
S’ka dyshim që fituesi i çmimit Oskar ka krijuar një mjedis të këndshëm dhe zbavitës pune, dhe jo çdo shef mund ta bëjë këtë.