Shefi i asamblistëve të VV-së flet pas arrestimit të Mujecit

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë nga Kosova, njëri prej tyre asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.

Shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçlën, tha se nuk ka informacione përveç atyre që ka lexuar në media.

“Asnjë info më shumë nuk e kam. Veç çka po lexojmë në media. Çështjet disiplinore janë përgjegjësi e nivelit qendror të Lëvizjes. Tashmë është iniciuar si rast dhe shpejt merret një vendim“.

Të ngjashme