Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori Thomash Szunyog, ka thënë se unioni do të vazhdojë përkrahjen e Ukrainës, në të gjitha aspektet, duke e quajtur të pajustifikueshëm sulmin e Rusisë, raporton Ekonomia Online.
Ai në një debat të organizuar në lidhje me ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkan, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për iniciativat e marra sa i përket mbështetjes së ofruar për popullin e këtij shteti.
“Ky ka qenë sulm ushtarak i pajustifikuar nga Rusia. Vlerësoj iniciativat që ka marrë Kosova ndaj Ukrainës dhe pse nuk është e obliguar për këtë. Do të duhej të ishte sinjal që Rusia duhet ta ndryshojë qasjen. Kanë qenë 500 milionë euro mbështetje për Ukrainën për blerjen e armëve. Po përmend vendimin e Qeverisë që është e gatshme të pranojë gazetarë ukrainas dhe refugjat. Jemi pajtuar për një paketë të fuqishme të masave për mbrojtje të Ukrainës”.
Por sipas tij, duke marrë për bazë që Ukraina eksporton sasi të madh të grurit dhe se Kosova siguron vetëm 30% të nevojave, atëherë duhet që të parashihen masa që të tejkalohet kriza.
“BE-ja është e interesuar se si ta blejë gazin sepse dëshirojmë ta zvogëlojmë varësinë nga gazi rus. Po shpresojmë që Kosova do të jetë në gjendje për strategjinë e energjisë. Kosova mund t’i mbulojë vetëm 30% të ushqimit. Duhet shikuar politikat bujqësore brenda BE-së, sepse të gjithë në rajon janë të varur nga importet e prodhimeve bujqësore”.
Kur foli për anëtarësimin e Kosovës në BE, pohoi se normalizimi marrëdhënieve me Serbinë është hapi i parë që duhet të ndërmerret, raporton EO.
Sipas tij, para aplikimit Kosova duhet të që të konsultohet me shtetet anëtarë në mënyrë që të arrihen konsensus i përbashkët.
“Trajtimi është i njëjtë, por proceset janë në faza të ndryshme dhe Kosova është aty ku është sepse ka filluar me vonesë. BE pret që Serbia të përafrohet me politikat e BE. Nëse nuk jeni të përafruar nuk mund të futeni në BE. Pritjet janë që Serbia do të përafrohet me të gjitha masat. Normalisht që nuk është vetëm BE-ja, është përgjegjësia e Kosovës të përparojë në rrugëtimin drejt BE-së, të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është kushti i parë. Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, hapi i parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut për marrëveshje finale”.
“Është e rëndësishme që Kosova të lëvizë që aplikacioni të jetë i suksesshëm. Këshilla ime para se të lëvizim duhet të këtë konsultim me shtet anëtare. Duhet t’iu dërgohet ftesa për këtë dhe bëhet me konsensus të shteteve”.
Szunyog më tej ka shtuar se BE-ja dëshiron të shoh bashkëpunim rajonal, duke shtuar se iniciativa Ballkani i Hapur mund të funksionet, por thotë që Kosova nuk po e ndihmon zhvillimin e proceseve.
“Duhet ta shtyjmë tërë rajonin përpara. BE-ja dëshiron të shoh bashkëpunim rajonal, por Kosova nuk po ndihmon në zhvillimin e proceseve, duke mos lëvizur në këto marrëveshje për lëvizjen e lirë, njohjen e diplomave. Të njëjtën kohë e kuptoj iniciativa për Ballkan të Hapur është që tre vendet e rajonit dëshirojnë të përshpejtojnë fuqinë e lirë për transportin e mallrave. Ballkani i Hapur mund të funksionojë”.
Deputeti i VV-së, Haki Abazi duke folur për vendimet e Qeverisë në ndihmë të Ukrainës ai tha se kjo është marrëdhënies miqësore e bazuarnë solidaritet.
Sipas tij, BE-ja duhet të dëshmojë se dëshironë të ecet përpara sa i përket anëtarësimit në union të vendeve të Ballkanit.
Por thotë se edhe Kosova duhet që të kryej detyrat e shtëpisë që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, raporton EO.
“Veprimet e Qeverisë janë politika të bazuara në ndjenjë solidariteti me Ukrainën. 700 mijë njerëz të vrarë nga Putini. Kjo paaftësia e mbrojtjes së vlerave për dekada të tëra do të duhej të ishte paralajmërim për Rusinë”.
“Serbia ka vendosur të mos jetë me BE-në. As politika energjetike nuk do të jetë në gjendje të zbatohet. Jam i lumtur që BE-ja është duke mbështetur tranzicionin. Duhet të kryejmë detyrat e shtëpisë që të futemi në BE. BE duhet ta paraqesë fuqinë që është në gjendje të shkojë më tutje me këtë rajon”.
Anëtarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, duke pyetur ambasadorin për ndikimin e luftës së Ukrainës në Kosovë, u shpreh e shqetësuar për liberalizimin e vizave e anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
“Pyetje për ambasadorin, si mendoni pasojat e luftës në Ukrainë dhe uniteti që kemi do të përshpejtojë procese të cilat ka filluar Kosova si liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Sa mendoni që vlen për Kosovën dhe a është e mundshme të ndodhë kjo. A do të vazhdojë BE-ja të përkëdhel Serbinë”.
Sipas saj, Kosovës i duhet ndihmë nga BE-ja sa i përket dialogut sepse thotë se Qeveria është jo transparente në këtë proces.
“Serbia do të vazhdojë marrëdhëniet e veta miqësore, jo t’i vendosim të gjitha shtet në të njëjtin thes me Serbinë. Na duhet ndihmë nga BE sa i përket dialogut sepse kemi një Qeveri jo transparente në këtë proces”.
Për heqjen e vizave foli edhe anëtarja tjetër e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja e AAK-së Time Kadriaj, madje kritikoi BE-në për padrejtësi në këtë proces, raporton EO.
“Ne jemi vendi i vetëm që festojmë Ditën e Evropës, sepse neve na janë mbyllur dyert dhe këtu Kosova po i bëhet padrejtësi. Duhet me qenë e qartë kush është agresori e kush viktima. Ne kemi rrugën në integrime evropiane dhe po na mohohet e drejta për liberalizim të vizave dhe kemi parë se po përkëdhelni Serbinë. Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të trajtohen barabartë”.
“Nëse shihni marrëveshjet që janë arritur në Bruksel nuk po arrihen shkaku i palës serbe. Nëse aplikon Kosova a do të kemi përkrahjen e BE që do të jemi pjesë e Këshillit të Evropës”.
Përderisa drejtoresha e Forumit për Iniciativë Qytetare, Dajana Berisha tha se shoqëria civile ka qenë aktive sa i përket reagimeve për luftën ne Ukrainë.
“Definitvisht ky është një sulm ndaj demokracisë nga Rusia dhe si shoqëri civile kemi ndërmarrë hapa për marshimin pro Ukrainës për shkak se nuk dëshirojmë të shohim civil të tjerë të vrarë. E kemi organizuar edhe këtë panel dhe hapi i radhës ka qenë peticioni online për të kërkuar përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja. Gratë dhe fëmijët ndikohen më së shumti nga lufta. Mbi 20 mijë gra të dhunuara kanë qenë gjatë luftës në Kosovë. Kemi 4.5 milionë refugjatë që janë shpërngulur nga Ukraina për në vendet e tjera”.