Ekonomia Online
FUNDIT

Shefi i BE-së në Kosovë takon Abdixhikun: Opozita të marrë pjesë në proceset demokratike

Shefi i BE-së në Kosovë takon Abdixhikun: Opozita të marrë pjesë në proceset demokratike

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të ri të LDK-së. Szunyog sot ka vizituar Abdixhikun në zyrat e partisë dhe ka thënë se është e rëndësishme formimi i shpejt i institucioneve dhe pjesëmarrja konstruktive e opozitës në proceset demokratike. “E urova kryetarin e LDK-së, […]

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të ri të LDK-së.

Szunyog sot ka vizituar Abdixhikun në zyrat e partisë dhe ka thënë se është e rëndësishme formimi i shpejt i institucioneve dhe pjesëmarrja konstruktive e opozitës në proceset demokratike.

“E urova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për postin e tij të ri. Shpreha rëndësinë e formimit të shpejt të institucioneve të Kosovës dhe pjesëmarrjen konstruktive të opozitës në proceset demokratike. Mezi pres  të kemi bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar Shefi i BE-së në Kosovë.

Congratulated @LDKzyrtare chair @LumirAbdixhiku on his new post. Stressed the importance of quick formation of Kosovo institutions and constructive participation of the opposition in democratic processes. Look forward to our close cooperation. pic.twitter.com/GUB1DZ22gz

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 18, 2021

Të ngjashme