Shefi i Intenzivës tregon për gjendjen e 21 vjeçares që u godit nga treni

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Intenzives Qendrore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka, ka thënë për Ekonomia Online se gjendja e 21 vjeçares që u godit të martën nga treni është stabile por që lëndimet i ka jashtëzakonisht të rënda.

Uka ka thënë 21 vjeçarja vazhdon të jetë e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura mjekësore. Ai ka thënë se pacientja ka lëndime në regjionin e kokës dhe të gjoksit.

“Po gjendja e pacientes e cila ka marrë plagë nga lëndimi me goditje nga treni është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor për shkak të gjendjes shumë të rëndë dhe vazhdon të marrë tretmanin në Njësinë e Mjekimit Intenziv Qendror. Lëndimet e saj janë kryesisht në regjionin e kokës, në regjionin e gjoksit dhe në regjionin e qafës”

“Lëndimet janë mjaftë serioze, vazhdon të mbetët edhe më tutje e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura mjekësore. Një gjendje prezantohet për momentin të jetë relativisht stabile, përkundër asaj që lëndimet janë jashtëzakonisht shumë të rënda. Po pacientja e cila është e lënduar nga goditja e trenit është e moshës 21 vjeçare”, ka thënë Uka për EO.

Të ngjashme