Shefi i OBSH-së thotë se spitali kryesor i Gazës duhet të mbetet funksional pasi ofruesit mjekësorë të tërhiqen

FILE PHOTO: World Health Organization (WHO) Director-General Tedros Adhanom Ghebreyesus attends a news conference organized by Geneva Association of United Nations Correspondents (ACANU) amid the COVID-19 outbreak, caused by the novel coronavirus, at the WHO headquarters in Geneva Switzerland July 3, 2020. Fabrice Coffrini/Pool via REUTERS/File Photo
Prishtinë | 08 Jan 2024 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se spitali kryesor në Gaza duhet të mbetet funksional, pasi disa organizata ndihmash tërhoqën stafin mjekësor nga objekti duke përmendur rritjen e aktivitetit ushtarak izraelit.

Ghebreyesus u shpreh se spitali Al-Aksa në qytetin e Deir al-Balah është spitali më i rëndësishëm që ka mbetur në Gaza dhe kërkoi objekti, stafi i tij, pacientët dhe familjet e vendosura në mjediset e këtij spitali të mbrohen, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Tre muaj pas këtij konflikti, është e paimagjinueshme që kjo nevojë më thelbësore, mbrojtja e kujdesit shëndetësor të mos sigurohet”. është shprehur ai.

Tutje, ai në deklaratën e tij tha se asnjë spital nuk është duke funksionuar plotësisht në veri të Gazës.

Të ngjashme