Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog, (Tomáš Szunyog), do ta vizitojë të hënën Janjevën. Sunjog këtë vizitë do ta bëjë bashkë me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danjella Barishiq, përcjell klankosova.tv. Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, një përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Koordinatorja e […]
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, nesër vizitë në Janjevë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog, (Tomáš Szunyog), do ta vizitojë të hënën Janjevën.
Sunjog këtë vizitë do ta bëjë bashkë me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danjella Barishiq, përcjell klankosova.tv.
Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, një përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-së në Kosovë do t’i bashkëngjiten kësaj vizite.
Zyrtarët pritet të takohen me përfaqësuesit e komuniteteve lokale.











