Shefja e OBSh-së për Kosovë: Situatë alarmante, maskat në publik të jenë obligative

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 129 raste të reja më Covid-19. Duke e parë trendin e rritjes, shifrat po dalin të jenë shqetësuese për institucionet shëndetësore në vend. Ekspertët shëndetësor po rekomandojnë që vendosja e maskave përgjatë daljeve në publik të bëhet e obligueshme. Kështu po deklaron në një prononcim për Gazetën Express, shefja e OBSH’së për Kosovën, Isme Humolli.

Humlli ka deklaruar se situata për momentin në Kosovë është alarmante. E gjithë kjo pas shfaqjes së rasteve të fundit e që sipas saj janë pasojë e mos respektimit të masave si ajo për distancim social si dhe mosvendosja e masave.

Shefja e OBSH’së për Kosovë: Situatë alarmante, maskat në publik të jenë obligative

“Në fakt rritja e numrit të rasteve paraqet situatë alarmante sa i përket situatës epidemiologjike në Kosovë. e gjithë kjo duke pas parasysh që edhe në pikun e pandemisë, Kosova nuk e kishte kaluar shifrën e 100 personave të infektuar me Covid-19 brenda një dite”, ka sqaruar Humolli.

Megjithëkëtë, Humolli thotë se në Kosovë duhet që bëhet e obligueshme vendosja e maskave për secilin person që del jashtë ambienteve të shtëpisë.

“Ajo cka duhet shteti që të bëjë në këtë rast është që ta bëjë të boligueshme daljen e qytetarëve me maska në momentin kur secili person del jashtë shtëpisë së tij. Kosova duhet të mosohet me koronavirusin. Ky vend duhet t’i binde qytetarët që vendosja e maskave nuk është turp”, deklaron Humolli.

Megjithatë, ajo ka theksuar se komunat duhet të punojnë më shumë në parandalimin e grumbullimit në kafiteri të qytetarëve. Thotë se në shumicën e kafiterive në vend nuk po mbahet distanca sociale e vendosja e maskave.

“Grumbullimi gjatë këtyre ditëve dhe numri enorm i personave që s’po mbajnë maskë do të na kushtoj. Duhet që qytetarët ta kenë parasysh një fakt që tejkalimi i kapaciteteve shëndetësore të Kosovës me shfaqjen e numrit të madh të rasteve mund të na kushtoj”, shefja e OBSH’së për Kosovën, zonja Isme Humolli.

“Trendi është në rritje. Urgjent duhet që institucionet duhet të marrin vendim që askush duhet që askusht të mos dal jashtë nga maska”, thotë ajo.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste që do të thotë se raste aktive në vendin tonë janë 619 raste. Mbrëmë është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja në një ditë ku janë regjistruar 129 raste dhe 10 të shëruar.

Të ngjashme