Shembet dheu te Pallati i Drejtësisë, arrestohet një person

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës raporton se në afërsi të Pallatit të Drejtësisë është shembur dheu në rrugë dhe paraqet rrezik për zhvillim të trafikut.

Inspektorët komunalë për ndërtim kanë vendosur shirita sigurues dhe rruga mbetet e bllokuar derisa të evitohet rreziku.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që është pronar i objektit që ka shkaktuar rrezikun e përgjithshëm në lokacionin e lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme