Kalon gati një vit prej që është ndërtuar objekti i Qendrës së informimit për turizëm, në Deçan, por qe në të ende askush nuk u jep turistëve apo vizitorëve informacione, shkruan sot “Koha Ditore”.
Objekti i ndërtuar me mjete të Bashkimit Evropian, ende ka dyert e mbyllura, ndonëse në muajin korrik të vitit të kaluar objekti ishte përfunduar dhe pritej të hapej.
Në mos-hapjen e kësaj qendre, siç pohojnë në Komunë paskan ndikuar disa probleme të papritura, që janë shfaqur pas ndërtimit të objektit.
“Kjo qendër ishte paraparë të funksionalizohej vjet, por ende nuk është hapur, shkaku i shembjes së dheut prapa objektit. Tashti kemi nisur punimet për ndërtimin e murit mbrojtës prapa objektit”, pohon arsyen e mos- hapjes së kësaj qendre, shefi i Sektorit të zhvillimit ekonomik dhe turizmi i Komunës së Deçanit, Mirsad Nimonaj.