Kanceri i vezoreve është i njohur si “vrasësi i heshtur” sepse simptomat shpesh janë të buta; mund të duken sikur simptoma rutinën të menstruacioneve.
Ky kancer është më vdekjeprurësi për gratë.
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, vetëm 20-30 përqind e grave të diagnostikuar me fazën e vonë të kancerit të vezoreve janë gjallë pesë vite më vonë. Kjo do të thotë që 70-80% prej tyre kanë vdekur.
Rreziku i zhvillimit të këtij vrasësi të heshtur rritet me moshën.
Më poshtë i keni shenjat më të rëndësishme paralajmëruese të kancerit të vezoreve:
Fryrje e barkut, plotësi, presion
Dhimbje e legenit
Rritje e frekuencës së urinimit
Lodhje
Dhimbje me rastin e aktivitetit seksual
Humbje e oreksit apo ndjenja e ngopjes menjëherë pas ngrënies
Gazra të shumta apo mostretje
Kapsllëk
Dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës.
Rritje e madhësisë së abdomenit. Rrobat rrinë më ngushtë.