Shënohet Dita Botërore e Fëmijëve, Bytyqi premton angazhim që fëmijët të kenë një ambient më të mirë

Vushtrri | 20 Nën 2018 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot në të gjithë botën shënohet Dita Botërore e Fëmijëve, prandaj me këtë rast ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi dhe shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co kanë vizituar shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri.

Ministri Bytyqi bëri të ditur se gjatë kësaj vizite është diskutuar në përgjithësi për të drejtat e fëmijëve dhe për angazhimet e Ministrisë së Arsimit që fëmijët të kenë një ambient sa më të mirë, raporton Ekonomia Online.

“Është kënaqësi që të jemi në Vushtrri, bashkë me drejtorin e UNICEF-in kemi një takim të një ditë më të rëndësishme për fëmijët siç është 20 nëntori. Bashkë me z.Murati ka qenë një ide që të jemi në këtë shkollë, ku ta festojmë bashkë këtë ditë, që të diskutojmë edhe me udhëheqësit e komunës”.

“Diskutuam në përgjithësi për të drejtat e fëmijëve, angazhimet tona që edhe ne si ministri t’iu sigurojmë një ambient sa më të mirë çfarë ka vërtet nevojë që të zhvillohen si fëmijët e Evropës. Diskutuam edhe për problemet që ekzistojnë, qoftë këtu në shkollën ku jemi sot, por edhe në shkollat e tjera”.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, tha se Dita Botërore e Fëmijëve festohet nga UNICEF-i në të gjithë botën, raporton EO.

“Kjo është ditë e lumtur për të gjithë, jo vetëm për Kosovën. Po festojmë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. UNICEF po feston globalisht këtë ditë në gjithë botën dhe jemi të lumtur t’u bashkohemi partnerëve tanë në vizitën e kësaj shkolle, që të shohim sa janë të lumtur fëmijët, si mësojnë dhe sa janë të përkushtuar që të bëhen qytetarë aktivë”.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri tha se fëmijët janë motiv që të gjithë të mundohen të ndërtojnë një vend më të mirë për ta, raporton EO.

S”ot po shënojmë Ditën Botërore të Fëmijëve. Fëmijët janë motivi ynë që na shtyjnë të dalim çdo ditë në punë, të mundohemi të ndërtojmë një vend më të mirë për ta, për familjet tona, për fëmijët tanë”.

Sipas Tahiri, të gjithë fëmijet duhet ta kenë të njëjtën mundësi për të pasur sukses në jetë.

“Sot ne jemi të gjithë në një ngjyrë, edhe në Kosovë si kudo në botë, për të shënuar Ditën Botërore të Fëmijëve, sepse fëmijët e Kosovës dhe fëmijët e botës duhet ta kenë të njëjtën mundësi të barabartë për të pasur sukses në jetë. Të krijojmë këtë mundësi të barabartë për fëmijët tanë”.

 

Të ngjashme