Shënohet Dita e Mësuesve, vlerësohet kontributi i tyre në pavarësimin e vendit

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 11:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pesë Tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësueseve. Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë përmes organizimit të një konference me temën “Liria e mësimdhënies i fuqizon mësimdhënësit”.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, tha se janë falënderues dhe i kujtojnë me respekt të madh të gjithë mësimdhënësit, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, tha se para të gjithëve, mësuesve iu ka lindur së pari ideja dhe dëshira për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Shënimi i ditës ndërkombëtare të mësuesit është ngjarje sa ndërkombëtare është edhe kombëtare shtetërore. Kur shoh gjenerata të ndryshme kur e shoh rolin që e kanë pasur sindikatat dua të them që çdo njeri që është në çdo pozitë në vend e shpreh admirimin për rolin që keni pasur në këto dekadat e fundit. Nëse mësimdhënësit në pjesë të ndryshme të botës kanë pasur rol në lëvizjes politikeve sociale në Kosovë liria dhe pavarësia e Kosovës fillimisht ka lindur në mendjen dhe zemrën e mësimdhënësve”, tha Hoxhaj.

Fehmi Hysenaj, shef i kabinetit të Ministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) tha se cilësia e arsimit do të mbetet prioritet e kësaj qeverie.

“Avancimi i arsimimit është synim i joni sidomos tash në këtë kohë të zhvillimeve të shpejta. Pa mësimdhënës të përgatitur mirë nuk do të arrijmë të kemi një arsimim që e kërkojmë”.

Hysenaj shtoi se janë të vetëdijshëm se përkundër punës së bërë, arsimi ka ende nevojë për investim, në infrastrukturë etj.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, uroi mësimdhënësit për këtë ditë duke e quajtur profesionin e mësuesit si më të dobishmin për shoqërinë, raporton EO.

“Sot në këtë ditë them se mësimdhënia është profesioni më i çmuar dhe më i dobishëm për shoqërinë dhe se ka ndikimin më të madh të shoqërisë”.

 

Të ngjashme