SBAShK-u nderon mësuesit e pensionuar, vlerësohet kontributi i tyre ndër vite

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 12:19 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka takuar mësuesit e pensionuar ku me këtë rast, ka ndarë edhe për punëtorët e arsimit të pensionuar në vitin e fundit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i SBAShK-ut, Rraman Jasharaj, ndërlidhi ngjarjet e marsit që kanë ndodhur në Kosovë, me kontributin e mësimdhënësve në arsimin shqip.

“Sa herë vjen marsi njeriu spontanisht kujton këngën sërish vjen marsi dhe me krenari i kujton ngjarjet e ndodhura në këtë muaj dhe për vite me dekada. Marsi shënoi kohën e shkëputjes së popullit nga robëria, marsi shënojë aktin sublim të luftës dhe të familjes Jashari. marsi shënojë rrugën drejtë dritës dhe jo errësirës”, tha Jasharaj.

Ndërsa, kryetar i komisionit për Arsim, Smajl Kurteshi, tha se pishtarët e dijes, kaluan nën robërinë serbe dhe patën detyrën e shenjtë, mësimin e shkrimit dhe leximit për fëmijët tanë.

“Veteran të arsimit dhe pishtar të diturisë në nivel vendi pa ju thënia e çmuar e Naim Frasherit “vetëm drite e diturisë para do të na shpie, pa ju do të ishte e pakuptimtë”. Ky popull që vuante radhitet në mesin e popujve më të përparuar në nivel bote për kah arsimimi. Ju që gjysmën e shek e punës e kaluan nën robërinë serbe dhe patët për detyrë fëmijëve tanë të u mësoni shkrim lexim dhe gjëra të tjera mbi shpatulla tuaja ishte edhe shtypja presioni dhe represioni i regjimit serb. Kërkoj që nga ju edhee gjatë viteve te pensionimit të jeni aktiv sepse kritikat mësimet tuaja edhe ndaj institucioneve sigurisht se me aktivizimin tuaj do të ndihmoni shumë”, tha Kurteshi.

Nderime për punën dhe kontributin e mësuesve dha edhe drejtori i BSPK-së,  Avni Ajdini. Ai tha se këta mësues mësuan nxënësit e tyre edhe se si duhet të mbrohet atdheu.

“Në këtë ditë në ju  nderojmë jo. Për Punën që  por edhe për punën që do të jepni. 7 marsi është dita e vetme që i kushtohet mësuesit është ditë e shenjtë për të falënderuar mësuesit. 7 marsi ka zanafillën qysh ka viti 1878 nga mësuesi i Korçës dhe pishtari Pandeli Satiri. Ju i mësuat nxënësit si duhet te duhet dhe të mbrohet atdheu”, tha Ajdini, raporton Ekonomia Online.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës. Deputeti i cili i përfaqëson në atë pjesë ne Parlamentin e Shqipërisë, Fatmir Hasani, tha se shpresat janë tek Kosova për hallet e qytetarëve që kanë në Luginë.

“Ne kemi jetuar së bashku me një shtete tash lugina ka mbet jashtë dhe me shumë hallë ne edhe me sy dhe me vesh jemi të drejtuar nga Kosova dhe me dëshirë të madhe i përcjellim zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri. Bashkëpunimi jonë në të gjitha fushat kish me qenë i rëndësishme dhe domethënës”, tha Hasani.

Për sfidat që kanë banorë e poashtu edhe arsimi në Luginën e Preshevës, foli edhe Agim Hasani, kryeshef për veprimtari shoqërore dhe shërbime publike pranë administratës komunale në Bujanocit.

Ai tha se marsi gjithmonë i bashkon shqiptarët teksa shtoi se në atë pjesë përballen me shumë vështirësi.

“Kryetari i SBAShK-ut e tha një refren të këngës sërish vjen marsi ne gjithmonë kemi qenë me ju edhe kur ka ardhur marsi dhe kur ka shkruar marsi ne kemi ndarë dhimbjet dhe hallet në të gjitha fushat edhe në at të arsimit. Jeni i bindur se edhe atje vjen marsi i trishtueshëm. Ne ende përballemi me vështisi jo vetëm ne arsim po në të gjitha fushat”, tha Hasani.

Profesori tashmë i pensionuar, Demë Iberdemaj, i cili ka dhënë mësim gjatë viteve të 90-ta në shtëpia të improvizuara si shkolla, thotë se është i kënaqur me këtë mirënjohje.

Ai vlerësoi edhe miratimin e Ligjit për mësimdhënësit shqipt të këtyre viteve, sipas tij, nuk po harrohet sakrifica e tyre.

“Këtë mirënjohje e marr edhe në emër të gjithë mësimdhënësve të Prishtinës. Ne jemi gjenerata e viteve të 90-ta që kemi punuar nëpër shpia. Është mirë që na kujtojnë edhe sot edhe pse jam në pension. Është mirë që kjo qeveri e miratoi edhe ligjin për vitet e 90-ta. Normalisht pos respektit të dhënë është edhe një ndihmesë materialisht”, tha Iberdemaj.

Në këtë ceremoni pati edhe një program festiv në nderë të sakrificës së mësuesit.

Punëtorët e arsimit të pensionuar ishin të periudhës 1 prill 2018 deri më 31 mars 2019, pos mirënjohjes morën si dhuratë edhe nga një orë dorë.

Të ngjashme