Lluka uron nxënësit dhe mësuesit për fillimin e ri të vitit shkollor

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 16:40 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka uruar nxënësit, pedagogët dhe mësuesit për fillimin e ri të vitit shkollor 2018/2019.

Lluka në veçanti ka uruar nxënësit të cilët sot për herë të parë kanë shkuar në shkollë.

“Urime të veçanta për nxënësit e klasave të para që për herë të parë sot ulën në bankat shkollore, ku së bashku me gjithë të tjerët, do të udhëtojnë në rrugën e dijes’, ka shkuar Lluka.

“Urime dhe mirënjohje për mësuesit të cilët përcjellin dijen tek fëmijët tanë drejt një të nesërme më të ndritur dhe më të zhvilluar!’, ka shkruar ai.

Të ngjashme