Shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale – Marshohet në sheshet e Prishtinës

Prishtinë | 14 Pri 2023 | 12:13 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe organizatat anëtare të Platformës “Bëhu Zëri Im”,  kanë marshuar në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë marsh po marrin pjesë Ministrja e Drejtësië, Albulena Haxhiu, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e mbijetuara e dhunës seksuale Vasfije Krasniqi, si dhe personalitet të tjera dhe nxënës të shkollave.

Marshi ka filluar nga sheshi Ibrahim Rugova deri te monumenti “Heroinat”. Sipas organizatorëve motoja e marshit: “Të rinjtë në mbështetje të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka për qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por veçanërisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit.

Donika Kadaj Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, tha se viktimat e dhunës seksuale ndër vite kanë dëshmuar se përkundër fatkeqësive që i’u kanë ndodhur ato nuk janë mposhtur.

“Miratimi i propozimit të presidentes që 14 prilli të jetë Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, dëshmon angazhimin dhe vullnetin e saj për të qenë afër të mbijetuarve të dhunës seksuale. Le të jetë kjo ditë në shërbim të kujtesës tonë kolektive. Viktimat kanë dëshmuar se përkundër fatkeqësive nuk arriti kush t’i ulë. Sot Vasfija, Shyretja dhe të gjitha ata burra janë zëri ynë”.

Ministrja Albulena Haxhiu, tha se së shpejti do ta finalizohet  strategjia për drejtësinë tranzicionle e cila në veçanti adreson ndihmën psiko-socilae për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Ajo tha se si Qeveri janë të angazhuar që të vendosin drejtësinë për viktimat, raporton EO.

“Në përkulemi para guximit të juaja të pa shembull. Sot pra pikërisht me 14 prill jemi këtu që t’i kujtojmë viktimat gjatë luftës, jemi bashke për të përkujtuar qëndrueshmërinë e tyre, jemi bashkë që të ngrisim vetëdijen e shoqërisë për tmerrin që kanë përjetuar viktimat gjatë luftës dhe nuk duhet të harrojmë dhunën. Është përgjegjësi e jona që historitë e tyre të mos harrohen kurrë. Lufta pati pasoj të rënda, krimet e Serbisë janë të shumta, mijëra gra dhe vajza përfshirë djem dhe burra u dhunuan seksualisht nga kriminelët e luftës”.

“Plagët fizike, emocionale dhe psikologjike janë të thella dhe afat gjatë, më lejoni të ju njoftoj së shpejti do ta finalizojmë strategjinë për drejtësinë tranzicionle e cila në veçanti adreson ndihmën psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale, e gjithashtu kemi proceduar në Kuvend projektligjin që do të themeloj institutin për krimet e luftës në Kosovë. Si qeveri për këtë do të angazhohemi për ditë. Kërkoj nga familjarët e viktimave të dhunës që t’i mbështesin ata. Sot këtu kërkoj edhe mbështetjen e rinis për personat e dhunuar”, tha ajo.

Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale tha se këtë ditë dëshiron ta shndërroj në forcë dhe kurajo për viktimat e dhunës.

“Para pak dite morra një lajm që ka vdekur një grua e dhunës seksuale, për këtë ju kërkoj një minutë heshtej për ata që nuk janë në mesin tonë. 14 prilli për shumicën është vetëm një ditë, për mua është një ditë që është e pa besueshme për ata që më ka ndodhur. Këtë ditë dua ta shënoj në forcë, kusrajo që t’ju jepi forcë viktimave që zëri ynë të dëgjohet në gjithë botë se çka ka bërë Serbia në Kosovë”, tha ajo.

Përderisa Shyrete Tahiri-Syjemani, e mbijetuar e dhunës seksuale, e quajti këtë ditë është historike.

“Ne sot jemi mbledhur që të shënohet dita e dhimbjes, vuajtjes dhe sakrificës. Kjo ditë është historike dhe ne e dimë që historia kurrë nuk vdes. Brez pas brezi do të kujtohemi. Jam shumë krenar që shoh shumë të rinjtë dhe te reja sot e di që këtë kanë me luftuar gjithmonë për ne dhe nuk do të lejojnë që të harrohemi”, tha ajo.

Feride Rushiti, drejtoreshë e QKMRT-së, tha se kjo ditë duhet që të shërbjeë që të gjithë t’i mbështesin vikatimat e dhnës seksuale.

“14 prilli do të njihet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përherë të parë do t’i nderojmë të gjithë ata. Shënimi i kësaj ditë është kërkesë për t’i ndihmuar të mbijetuarit e dhunës seksuale. Kjo ditë na jep mundësi të bashkohemi si shoqëri dhe ti mbështesim viktimat e dhunës. Pikërisht 14 prilli i vitit 2019 bashkë me Vasfijen, nga vendi i ngjarjes ngritëm zërin për të mbijetuarit”.

“14 prilli është përtej që i nderon viktimat, por do të shërbej edhe si dokumentim për gjeneratat reja. Këtë vit motoja është ‘Të rinjtë mbështesin viktimat e dhunës seksuale’. Dua të i’u bëjë thirrje familjarëve që të ju ofroj mbështetje viktimave.  Shpresojë shumë që këtë burra dhe gra të gjejnë fuqi që të raportojnë para drejtësisë. Kjo ditët kujtese do të na shërbej si thirrje shoqërore për mbështetje, vetëm bashkë mund të krijojmë një të ardhme”, tha ajo.

Të ngjashme