Shënohet Dita Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kërkohet më shumë përkrahje për të mbijetuarit

Prishtinë | 14 Pri 2024 | 12:29 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bashkë me organizatat e Platformës “Bëhu Zëri Im”, kanë organizojnë një aktivitet në shënim të 14 Prillit – Ditës Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Aktivistja dhe udhëheqësja e kësaj qendre, Feride Rushiti deklaroi se tashmë është hera e dytë e organizimeve të tilla, duke thënë se pjesë e organizimeve do jetë edhe një kampanjë mediale.

” Është pikërisht kjo ditë, kur në vitin 2019 Vasifje Krasniqi shkoi në për të kërkuar drejtësi, prilli dhe pranvera e vitit 99 për shumë nga ne që punojmë si organizata për të mbijetuarat, na kthen ngjarjet ku
padyshim që historia e re e Kosovës të shkruhet edhe me këtë plagë të luftës.
Tani është viti i dytë që po shënohet me aktivitete të ndryshme, tani me Vasfijen dhe Shyhreten, vazhdojmë ta ndërgjegjësojmë shoqërinë për këtë plagë lufte, përtej asaj sot kemi filluar një fushatë mediatike me iu ftua ku ju mund të dilni duke kërkuar drejtësi, dua të them se kësaj kampanje iu kanë bashkangjitur përveç dy heroinave tona, edhe shumë ndërkombëtar e aktivist, presidentja, kryeministri, kryetarët e komunave, një varg ministrash, andaj edhe juve si media ju ftoj ta përqafoni këtë kampanjë, në mënyre që të rrisim ndërgjegjësimin për këtë krim, i cili nuk flitet ende si shkak si stigmës paragjykuese, disa kanë vdekur pas luftës, por dëshiroj ti përgëzoj vajzat që gjejnë forcën për të vazhduar tutje”.

Përkrahje kërkoi edhe Vasfije Krasniqi, një prej të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend, e cila 14 prillin e quajti ditë të forcës.

“14 prilli është një ditë e mërzitshme por s dua ta quaj ditë e viktimës seksuale por ditë e forcës, dëshiroj që të na përkrahni jo vetëm me 14 prill por çdo ditë, dhe të jeni më vetëm hapur sepse ka më viktima të dhunës seksuale por ju nuk e dini”.

Të njejtit mendim iu bashkua edhe Shyhrete Tahiri Sulimani , e cila tha se krimet e luftës nuk duhet të harrohen.

“14 prilli është një dhimbje jo vec për mua por 20 mjë burra e gra të Kosovës, e më së shumti për motrën Vasfije, i bashkangjitem kur tha jam e fortë dhe besoj se është e fortë, ju kisha lut të na përkrahni çdo ditë se lufta e krimet nuk harrohen, ne e dimë që historia nuk vdes edhe nëse ne vdesim”.

Të ngjashme