Zyra për Çështje të Komuniteteve ka organizuar një koktej për shënimin e 28 shtatorit Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, raporton Ekonomia Online.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, tha se institucionet kosovare vazhdimisht kanë shënuar këtë ditë, duke u zotuar se në vazhdimësi do të respektohen vlerat e çdo komuniteti jo shumicë.
Hoxhaj shtoi se bashkëjetesa midis komuniteteve është realitet i prekshëm. Sipas tij, komuniteti boshnjak është edhe urë që lidh dhe ndihmon bashkëpunimin në mes të Bosnjës dhe Kosovës.
“Në emër të Qeverisë ju uroj edhe një herë këtë ditë. Është një ditë që na kthen mbrapa edhe në histori, kur boshnjaket vazhdimisht kanë qenë pjesë e Kosovës muli-etnike, e Kosovës e gjuhëve dhe feve të ndryshme”.
“Historikisht kemi jetuar këtu së bashku dhe natyrisht do të jetojmë të ardhmen së bashku, falë angazhimit të përfaqësuesve të komunitetit boshnjak të një qytetareje aktive kemi arritur që këtë komunitet ta shohim aktiv edhe në Kuvendin e Kosovës të cilët janë zë i fuqishëm, edhe me ministrin Demirin që është pjesë e Qeverisë”.
“Kjo është një urë e fuqishme mes Kosovës dhe Bosnjës. Duam që komunitet të luaj një rol të rëndësishëm mes bashkëpunimit të Kosovës me Bosnjën”.
Ministri i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri, ka folur para të pranishmëve për kontributin e këtij komuniteti për ndërtimin e shtetit.
Ai shtoi se ka nevojë për zhvillimi ekonomik ku komunitet do të jenë të integruar, raporton EO.
Dude Balja, deputetja nga grupi 6plusse pavarësisht problemeve me të cilat ndeshet komuniteti boshnjak ne Kosovë, është rritur përfaqësimi në institucione i këtij komuniteti.
Në të gjitha shtetet ku ky komunitet jeton organizojnë aktivitete për nder të kësaj dite dhe respektimit të vlerave dhe kulturës boshnjake.