Ministria e Shëndetësisë në Zelandë të Re, ka bërë të ditur sot se atje është shënuar vdekja e parë me COVID-19 pas tre muajve, transmeton Klan Kosova.
Vdekja e fundit nga koronavirusi atje ishte shënuar më 28 maj, numri i të vdekurve në përgjithësi është 23.
Personi që ka ndërruar jetë është një 50 vjeçar, shkruan CNN.
“Lutjet tona janë me familjen e këtij personi dhe të tjerët”, kanë shkruar në Tëitter nga Ministria e Shëndetësisë së atjeshme.