Shënohet viktima e 13-të nga Coronavirusi në Shqipëri, arrin në 243 numri i të infektuarve

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Ka humbur jetën edhe viktima e 13-të në Shqipëri i prekur nga Coronavirusi.

Ndërkohë numri i të prekurve ka shkuar në 243.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli tha se në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste. Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese. Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve”, tha Rakacolli.

Ajo shtoi se aktualisht janë të shtruar 77 persona.

“Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kemi një pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarave nga COVID-19 në 52”, shtoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme