Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 26 maj do t’i kthehen normalitet, duke ftuar kështu të gjithë punonjësit e SHKK-së që të dalin në punë.
“Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil është i obliguar t`i zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga Covid 19.
Shërbimi Korrektues i Kosovës këtë vendimin e ka marr në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.