Shërbimi Korrektues i Kosovës lehtëson masat anti-Covid, fillon lejimi i vikendeve për të dënuarit

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga sot do të fillojë lejimi i vikendeve për të burgosurit.

Përmes një komunikate për medie, SHKK ka njoftuar se lejimi i pushimit jashtë institucionit do të bëhet fillimisht për një numër të të dënuarve.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 25 janar 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit. Si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet. Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, masat e karantiminit do të vlejnë për të dënuarit, pas kthimit nga pushimi.

“Pas kthimit nga pushim i, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme