Shërbimi Korrektues: Naser Makolli kishte probleme shëndetësore

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 23:42 | Nga

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dërguar edhe një komunikatë, në orët e mbrëmjes, në lidhje me vdekjen e të paraburgosurit Naser Makollit në Burgun e Lipjanit.

Sqarimi vjen pas shkrimeve në portale të ndryshme, që dhe duke u bazuar në deklarata të zyrtarëve të Vetëvendosjes, hedhin “hipoteza” se Makolli mund të jetë vrarë, pasi ishte dëshmitar në rastin e Astrit Deharit.

“Pas disa shkrimeve në portale për vdekjen e sotme të të paraburgosurit N.M., Shërbimi Korrektues i Kosovës sqaron opinionin se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore dhe ka qenë duke u trajtuar në QPL në Lipjan”, thuhet në komunikatë.

“Të ndjerit i është dhënë e gjithë ndihma mjekësore dhe trajtimi i nevojshëm paraprakisht edhe me rastin e keqësimit të gjendjes. Me rastin e vdekjes së tij, janë njoftuar autoritetet përkatëse të cilët po merren me procedurat për raste të tilla. Po ashtu, edhe SHKK dhe Ministria e Drejtësisë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë për të gjitha detajet e rastit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme