Shërbyesve civilë u dalin pagat para 28 nëntorit

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 12:07 | Nga

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, se sot është bërë  ekzekutimi i pagave për muajin nëntor.

 Ekzekutimi i pagave për muajin nëntor është bërë disa ditë më herët për nderë të festës së  “28 Nëntorit”. 

 Me këtë rast, Ministria e Financave Ju uron gjithë shqiptarëve  festën e 28 Nëntorit, 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme