Bilall Sherifi nga NISMA, në seancën e jashtëzakonshme, tha se dy delegacionet, njëri nga Qeveria dhe ai nga Presidenti që kanë dy agjenda të ndryshme, do të duhej të shkrihen në një.
Ai kërkoi nga Haradinaj, nga Limaj ta njoftojnë Kuvendin nëse nuk arrijnë që dy agjendat e dy delegacioneve të mos i shkrijnë në një platformë të përbashkët, raporton Ekonomia Online.
“Seanca e parë na dul të jetë seanca për ata që nuk kemi mundur ta bëjmë për 6 muaj, që të caktojmë një delegacion të propozuar nga qeveria për ta filluar dialogun me Serbinë, megjithatë nuk është bërë krejt, nuk është projekti për të ndërtuar një ekip negociator ku do t’i udhëhiqte qeveria negociatat në përgjegjësitë e ngarkuara nga Kuvendi, nuk është realizuar në këtë pikë për faktin se këto bisedime kanë dy agjenda”.
“Agjendën e qeverisë, e cila thotë se nuk do të negociohet për territorin e Kosovës dhe kemi një segment tjetër, një komponent tjetër të këtij procesi që është presidenti Thaçi, i cili publikisht deklaron që bisedimet do të zhvillohen e të mos përjashtohen as diskutimet për korrigjim të kufijve”.
Sipas Sherifit, nëse nuk arrihet definimi i një agjende, atëherë në Bruksel do të shkojnë dy delegacione me porosi e mandate të ndryshme, raporton EO.
“Unë pres dhe besoj që këto të dyja duhet të shkrihen në një. Dhe ajo shkrirja në një i takon parlamentit përmes një platforme. Nëse nuk arrihet kjo shkrirje, atëherë do të kemi dy delegacione që kemi në kuvend që do të hyjnë bashkë në një sallë, por me porosi dhe mandate krejt të ndryshnme”.
Alber Kinolli, nga G+, deklaroi se e mbështet propozimin e qeverisë për delegacionin i cili do të marrë pjesë në bisedimet në Bruksel.