Sherifi i Gjilanit: Na mungoi vetëm goli ndaj Feronikelit

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Gjilani është ndalur në shtëpi në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës, derisa ka barazuar pa gola me Feronikelin (0-0).

Për drejtorin sportiv, Sallah Sherifi, ndeshja ishte e përgatitur mirë, por që mungoi vetëm finalizimi.

“Përballë kishim një kundërshtarë të fortë dhe ne kemi qenë të vetëdijshëm për këtë fakt. Ekipi sot tregoi dëshirë dhe karakter për ta fituar ndeshjen”.


“Kundërshtari u mbrojt shumë dhe patën shumë zhagitje brenda fushës së lojës. Skuadra sot meritoi fitoren, por ky është futbolli. Na mungoi pasi final dhe njeriu që e dërgon topin drejt rrjetës”, ka thënë Sherifi për “Art Sport”.

Me këtë pikë skuadra e Gjilanit ngritët në kuotën e 17 pikëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme